Paralajmërimi i FMN-së“Pasojat ekonomike të pandemisë, edhe më të rënda"

E Enjte, 14 May 2020 08:05

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se perspektiva ekonomike botërore mund të jetë edhe më e keqe sesa parashikimi i zymtë i njoftuar nga organizata muajin e kaluar.FMN

“Skenari ynë ka të ngjarë të bjerë pak”, tha Alejandro Werner, drejtori i FMN-së për Hemisferën Perëndimore (ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore), në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Në prill FMN-ja parashikoi një tkurrje prej 3 për qind të ekonomisë globale këtë vit, bazuar në parashikimet të cilat prisnin një lehtësim të krizës shëndetësore të koronavirusit në gjysmën e dytë të vitit. Për Amerikën Jugore, ajo kishte parashikuar një tkurrje prej 5.2 përqind.

Por, ndërsa më shumë vende rihapen dhe pandemia tregon pak shenja të ngadalësimit, zoti Werner tha: “Ne po llogarisim në një skenar bazë që mund të jetë dyfishi i tkurrjes prej 3 për qind, dhe në Amerikën Latine mund të shohim një tkurrje që mund të jetë më afër 8 përqindshit.”

Werner tha se është “një iluzion” për qeveritë që të mendojnë se mund të shmangin masat e ashpra kufizuese, si në Nikaragua, ku qeveria ka vendosur kundër çdo lloj karantine dhe do të vazhdojë të gjitha aktivitetet ekonomike.

Zyrtari i FMN-së gjithashtu shprehu shqetësim për Venezuelën, e cila u përfshi në një krizë ekonomike që detyroi emigrimin masiv edhe para pandemisë.

“Rasti i Venezuelës nuk është një ‘dekadë e humbur’. Është një dekadë e një përmbysjeje gjigande. Ajo që ka ndodhur në Venezuelë është një katastrofë makroekonomike dhe sociale që nuk e kemi parë kurrë në rajon”, tha Werner.

Nëse do të ketë një valë të re emigrimi për shkak të pandemisë, tha ai, ajo mund të përkeqësojë gjendjen ekonomike të vendeve fqinje që i pranojnë venezuelianët.

“Por edhe në mungesë të pandemisë, fakti është se 25 për qind e popullsisë është larguar nga vendi dhe kjo paraqet një sfidë të madhe, veçanërisht në kontekstin e rritjes më të ngadaltë ekonomike dhe krijimit të më pak vendeve të punës,” shtoi ai.

Ekonomisti Werner theksoi se “nuk kanë ndryshuar kushtet” e FMN-së për miratimin e një kredie emergjente për qeverinë e debatueshme të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Qeveria e Maduro i ka kërkuar FMN-së 5 miliardë dollarë për ta ndihmuar atë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Kërkesa u refuzua me arsyetimin se qeverisë së zotit Maduro i mungon njohja ndërkombëtare.

Deri më tani, FMN-ja ka dhënë më shumë se 3.4 miliardë dollarë kredi emergjente për 19 qeveri në Hemisferën Perëndimore, ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...