Njihuni me profesorin e Harvardit i cili u bë miliarder falë koronavirusit

Tuesday, 19 May 2020 08:35

 

Profesori i biologjisë në Harvard dhe sipërmarrësi Timothy Springer pa të ardhme premtuese në një firmë të re bioteknike një dekadë më parë dhe bëri një investim.

Tani, kryesisht si rezultat i atij investimi në një kompanie në Masaçusets të quajtur Moderna – ai është bërë miliarder, shkruan Forbes.

Kjo pasi aksionet e “Moderna”, kompania që po teston një vaksinë për COVID-19, u rritën më shumë se 12% këtë javë.

Kjo rritje e ka shndërruar Springerin në një miliarder. Forbes vlerëson se ai tani vlen 1 miliard dollarë bazuar në kapitalin e tij prej 3.5% të kapitalit në Moderna dhe aksionet në tre kompani më të vogla bioteknike.

“Filozofia ime është të investosh në atë që dini, dhe unë jam një shkencëtar me zemër. Më pëlqen të zbuloj gjëra”, ka thënë Springer, 72 vjeç, për Forbes.

“Shumë shkencëtarë fillojnë kompani, por pak janë të suksesshëm. Unë jam një investitor aktiv dhe gjithashtu një shkencëtar shumë i rreptë…”.

Moderna ishte kompania e parë që filloi provat njerëzore për vaksinën e saj, më 16 mars në Seattle, dhe aksionet e kompanisë janë trefishuar në vlerë qëkur OBSH shpalli COVID-19 një pandemi në 11 mars.

I pandikuar nga pasuria e tij e re, Springer ende udhëton me biçikletë për të punuar çdo ditë në Kembrixh, Masaçusets, ku ai bën kërkime në laboratorin e tij.

Luksi i tij i vetëm, thotë Springer, është shtëpia e tij.

Ai gjithashtu është duke përdorur pasurinë e tij për t’i dhënë përsëri komunitetit shkencor: Në vitin 2017, ai dhuroi 10 milionë dollarë për të themeluar Institutin për Inovacionin e Proteinave, një institucion jofitimprurës, i pavarur dhe i përkushtuar për të studiuar shkencën e proteinave dhe duke ndihmuar sipërmarrësit bioteknikë të realizojnë idetë e tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Priten stuhi në gjithë vendin.Paralajmërohen për përmbytje 5 prefektura

Aktualitet

Priten stuhi në gjithë vendin.Paralajmërohen për përmbytje 5 prefektura

  Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër për t’i paralajmëruar se në veriperëndim dhe jug të vendit priten stuhi...

Big Basta këngë për kryeministrin: Rama IK

Politikë

Big Basta këngë për kryeministrin: Rama IK

  Këngëtari Big Basta ka bërë një këngë kundër Edi Ramës. Bashkëshorti i Vesa Lumës, që aktualisht jetojnë në Zelandën e Re, ka sjellë një këngë kundër Edi Ramës. Aty ai...

I shpëtoi helmimit, Navalny përballet me një tjetër sfidë, i bllokohen pasuritë në Rusi

Globi

I shpëtoi helmimit, Navalny përballet me një tjetër sfidë, i bllokohen pasuritë në Rusi

  Lideri opozitar rus, Alexei Navalny pasi ka dalë nga spitali në Berlin është njohur me bllokimin e pasurive në Rusi. Politikani bëri bujë pasi u helmua në Siberi me agjent nervor...