Raporteri gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor: Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton.

Saturday, 23 May 2020 09:19

Raporteri gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor: Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton
Raporteri i grupit parlamentar CDU-CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme, Christian Schmidt ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ish-ministri dhe deputeti i Bundestagut Christian Schmidt, ka bërë një deklaratë për veprimet e ndërmarra nga Edi Rama.

‘Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt që më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket.

Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të’, shkruhet në deklaratën e bërë nga Christian Schmidt.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Grabitet institucioni financiar në Korçë, hajduti terrorizon punonjësit me thikë

Kronikë

Grabitet institucioni financiar në Korçë, hajduti terrorizon punonjësit me thikë

Një institucion financiar në Korçë ka rënë pre e një grabitje. Autori i pamaskuar ka hyrë në ambientet e këtij institucioni dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë një...

Autopsia:George Floyd ishte me koronavirus

Globi

Autopsia:George Floyd ishte me koronavirus

  Afro-amerikani George Floyd, vdekja e të cilit në duart e Policisë shkaktoi një valë protestash në të gjithë SHBA, ka qënë i infektuar me koronavirus disa javë para vdekjes së...

Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

Aktualitet

Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

Covid hyn në shtëpinë e mjekut të spitalit të Krujës Ardian Mata. “Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë i bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!