Indi/ Kaos dhe radhë të gjata në aeroporte pas hapjes së fluturimeve. Pasagjerët të zemëruar me anulimet e orës së fundit

Hënë, 25 May 2020 18:18

Me radhë të gjata dhe kaos u përballën pasagjerët në aeroportet indiane ndërsa fluturimet rifilluan dy muaj pasi u ndalën për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mediat lokale thanë që gati 100 fluturime u anuluan, por shumë të tjera u ngritën.

Shteti Maharashtra, i cili ka numrin më të madh të raseteve me Covid-19 në Indi, tha se do të lejonte vetëm 50 fluturime në ditë, duke çuar në disa anulime.

Pasagjerët e zemëruar thonë se nuk ishin informuar para kohe.

Disa fluturues gjithashtu iu drejtuan Tëitter-it për t’u ankuar se Air India, transportuesi kombëtar, nuk i kishte njoftuar ata për anulimet dhe kishte përgatitur oraret e nisjes.

Të tjerë thonë se ata mësuan për anulimet vetëm pasi pritën për disa orë në radhë të gjata për të hyrë në aeroport.

Zyrtarët e sigurisë po kontrollojnë temperaturën e secilit pasagjer dhe po verifikojnë nëse ata kanë shkarkuar aplikacionin e qeverisë për ndjekjen e Covid-19. Masat e tjera përfshijnë dezinfektimin e këpucëve dhe bagazheve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...