SHBA
Një ekzaminim zyrtar i Qarkut Hennepin e ka cilësuar arrestin kardiak si arsyen e vdekjes së George Floyd. Po ashtu ekzaminimi ka evidentuar se Floyd ka pasur probleme me zemrën si dhe ka përdorur drogë më parë.
Nuk përjashtohet që ataku në zemër të ketë ardhur prej shtrëngimit në qafë nga gjuri i policit por më shumë ekzaminimi konstaton se ishte një vdekje natyrale.
Ndërkohë që protestat e dhunshme raciale përshkallëzohen, oficeri Derek Chauvin akuzohet për vrasje dhe do të dalë javës tjetër para Gjykatës në Minneapolis kurse 3 policët e tjerë janë shkarkuar nga detyra.
Trump ka paralajmëruar se nëse protestat nuk pushojnë atëhere do të nxjerrë Shtëpinë e Bardhë.