Vitin e kaluar në të gjithë botën janë shkatërruar pothuajse 12 milionë hektarë pyje.
Hulumtuesit e Universtitetit të Merilendit në SHBA kryen një studim duke përdorur një algoritëm dhe të dhënat e satelitit global.
Studimi tregoi se në vitin 2019 u shkatërrua një sipërfaqe pyjore prej rreth 12 milionë hektarësh.
Shkencëtarët theksuan se kjo nënkupton shkatërrimin e një sipërfaqeje në madhësinë e një fushe futbolli çdo gjashtë sekonda.
Sipas studimit, shkalla e shkatërrimit ka qenë më e lartë në Bolivi, ku pemët u shkatërruan për shkak të zjarreve, shumica të shkaktuar për të hapur sipërfaqe bujqësore.
Ndërkohë, humbje të mëdha të pyjeve janë regjistruar edhe në Brazil dhe në Australi, ku pemët u dëmtuan nga zjarret për shkak të ndryshimit klimatik.