Amerikanët kanë vendosur ta marrin vetë situatën në dorë, teksa po armatosen për të mbrojtur pronat dhe qytetet e tyre nga protestuesit e lëvizjes ANTIFA.
Sipas Dadilt Mail, vigjilentët e armatosur rëndë dhe me jelekë antiplumb po shihen kudo, që nga Filadelfia, në Kaliforni dhe Ccikago.
Gazeta shkruan se në shumicën e rasteve, vigjilentët duan paqe dhe janë të fokusuar në mbrojtjen e banorëve vendas dhe bizneseve nga vandalët.
Megjithatë, ata kanë kërcënuar se do përdorin edhe forcë në mungesë të policisë.
Më herët një lajm u bë viral. Ai tregonte se si shqiptarët në Nju Jork po organizohen për të mbrojtur bizneset e tyre nga vandalët.