‘Ka dëmtuar ekonominë dhe vendet e punës’/Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Conte

Hënë, 08 June 2020 09:14

 

Duke e mbajtur përgjegjës për gabimet politike gjatë pandemisë, qindra italianë në Romë kanë kërkuar largimin e kryeministrit Xhuzepe Conte, ku sipas tyre, politikat e tij kanë dëmtuar ekonominë dhe vendet e punës.

Protestes dhe tifozë futbolli në Itali, kanë demonstruar kundër qeverisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Xhuzepe Konte për mënyrën si ai e ka administruar pandeminë e koronavirusit në vend.

Me maskat mbrojtëse në fytyrë, pjesëmarrësit denoncuan dëmet në ekonomi dhe në vende pune si pasojë e krizës epidemike dhe reagimit politik.

Vendi raporton deri tani mbi 230 mijë të diagnostikuar dhe më shumë se 33 mijë të vrarë nga Covid-19.

"Jemi këtu për t'ia treguar botës se sot në Itali çdo kategori punëtorësh është dërrmuar dhe shkatërruar nga qeveria që në fakt nuk po vepron në interesat e italianëve. Kjo demonstratë nuk ka përkatësi politike, të gjithë këtu duan t'i rikthejnë Italisë ligjin dhe dinjitetin."

Por protesta e së shtunës në kryeqytetin italian shumë shpejt përshkallëzoi në përplasje fizike.

Konfrontimet e para nisën mes vetë demonstruesve.

Shkak u bë intervistimi nga gazetarët i një prej pjesëmarrësve, që sipas tubuesve nuk i ishte autorizuar për të folur si çdo pjesëmarrës tjetër.

Shkëmbimet e fjalëve u lanë vendin përdorimit të shisheve dhe gurëve ndaj forcave që po ruanin rendin.

E kapur në befasi policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Përpos ultrasve italianë raportohet se në protestë u bashkuan edhe militantë të ekstremit të djathtë.

Përplasjet u shuan brenda pak minutave ndërsa disa persona u shoqëruan në lidhje me ngjarjen.

Italia ka hyrë në fazën e fundit të lehtësimit të masave shtrënguese kundër pandemisë, duke lejuar këtë javë udhëtimet midis rajoneve italiane dhe duke rihapur kufijtë e vet ndërkombëtarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...