Në Czechowice-Dziedzice, një qytet i vogël në Jug të Polonisë, një adoleshente rrezikon një vit burg pasi ka shtyrë me shaka një mikeshën e saj në trotuar.
Vajza është rrëzuar në rrugë shumë pranë autobusit që lëvizte, por fatmirësisht ka pasur vetëm plagë sipërfaqësore.
Pasi e shtyu mikeshën, vajza e ka ndihmuar shoqen e saj të ngrihet, por ajo është denoncuar nga policia lokale pas pamjeve të kamerës në rrugë.
																					
								
 
 
						
																									
																									





