Trump padit ish-këshilltarin Bolton, përpjekje për të ndaluar “Rrëfimet nga Shtëpia e Bardhë”

E Enjte, 18 June 2020 09:57

 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka dorëzuar një padi penale kundër ish-këshilltarit të presidentit, Xhon Bolton. Ish-diplomati amerikan javën që vjen pritet të publikojë një libër që reflekton për përvojën e tij më shumë se njëvjeçare në Shtëpinë e Bardhë.

Qeveria amerikane ka paditur ish-këshilltarin e presidentit për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, për të bllokuar botimin e një libri që tregon për përvojën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Padia civile e ngritur të martën nga Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendon se libri i ish-këshilltarit Bolton përmban informacione që konsiderohen sekrete shtetërore dhe do cenonin sigurinë kombëtare të SHBA-së nëse ato do bëheshin publike.

Sipas palës paditëse, dorëshkrimi paraprak që i është dorëzuar autoriteteve ka pasazhe dhe paragrafë të tërë me informacione të klasifikuara.

Presidenti Trump dhe shefi i Departamentit të Drejtësisë, Uilliam Bar, këtë javë thanë se ish-vartësi i kreut të shtetit do shkelte ligjin nëse do e botonte librin.

“Nuk e imagjinoj dot si mund të publikojë informacione shumë të klasifikuara. Edhe bisedat me mua janë tepër sekrete, këtë ia kam thënë më parë edhe prokurorit të përgjithshëm.”

“Personat që punojnë për qeverinë dhe kanë akses në informacione sekrete përgjithësisht nënshkruajnë një marrëveshje që thotë se kur ata largohen nga qeveria, dhe shkruajnë diçka që mbështetet ose reflekton ato informacione, duhet t’i nënshtrohen një procesi verifikimi të librit. Besojmë se Bolton nuk e ka kaluar këtë proces ndaj edhe po e shkel marrëveshjen.”

Ish-diplomati Bolton u shkarkua nga presidenti Trump 17 muaj pasi kishte marrë detyrën pas mosmarrëveshjeve për çështje të ndryshme politike dhe ndërhyrjesh luftarake.

Libri i tij me titull “Dhoma ku ndodhi: Rrëfime nga Shtëpia e Bardhë” është planifikuar të dalë në botim të martën e ardhshme.

Në të pretendohet se tregohen episode të presionit që presidenti Trump ushtroi ndaj homologut ukrainas Volodimir Zelenski që të nisej hetim penal për afera korrupsioni kundër ish-rivalit demokrat Xho Bajdën dhe djalit të tij, temë e cila rrezikoi edhe shkarkimin e presidentit këtë vit.

Shtëpia botuese e librit thotë se vepra e Boltonit dëshmon paqëndrueshmërinë e kreut të shtetit, për sa i përket vendimmarrjes për çështje të brendshme dhe ndërkombëtare.

Libri gjithashtu trajton raportet e Trump-it me Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut, Iranin, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...