Virologu belg:Jemi në fillim të pandemisë. Me koronavirusin mund të bashkëjetojmë me vite

Premte, 03 July 2020 08:08

 

Peter Piot, ndihmësi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbi krizën e koronavirusit, ka deklaruar se pandemia është vetëm në fillimet e saj dhe njerëzimit i mbetet shumë për të luftuar.

“Kemi të konfirmuar 10 milionë raste në të gjithë botën, por mendoj se janë mbi 20 milionë. Shumë shpejt do të kalojmë shifrën e gjysmë milioni viktimash. Bashkë me HIV dhe gripin spanjoll të 1918, është epidemia dhe kriza sociale më e madhe në kohë paqeje. Jemi në fillim të pandemisë. Sa kohë që do të ketë persona që preken, virusi është shumë i disponueshëm të përhapet sepse ka nevojë për qelizat tona për të mbijetuar”, shprehet virologu belg.

Edhe pse situata duket e qëndrueshme momentalisht në disa vende të Evropës, sipas Piot, duhet të përgatitemi për valën e dytë: “Shpresoj të mos jetë një tsunami, por shpërthim vatrash sporadike siç kemi tani. Duhet të përgatitemi sa më shpejt. Kam shpresë kur shikoj se si vende dhe kompani të ndryshme po bashkëpunojnë për vaksinën dhe ilaçet”.

Në 1976, kur ishte 27 vjeç, Piot bashkëpunoi në zbulimin e ebolës dhe në 40 vitet e fundit ka studiuar disa nga sëmundjet infektive më të mëdha të planetit. Nga viti 1995 deri në vitin 2008 ka drejtuar Programin e Kombeve të Bashkuara për HIV/SIDA. Pavarësisht eksperiencës, edhe virologu veteran ishte i papërgatitur për përballjen direkte me Covid-19, me të cilin luftoi për 3 muaj.

“Tani jam mirë, por mësova se ky virus është më shumë se një grip. Problemi është se komunikimet zyrtare që dëgjojmë flasin për zbutjen e kurbës së infektimit dhe lënë pas dore njeriun, kur në fakt bëhet fjalë për një krizë që ka lidhje me njerëzit. Problemi i dytë është perceptimi që kanë njerëzit për këtë sëmundje. Nuk është një sëmundje që kalohet lehtë ose në terapi intensive. Shumë njerëz do të mbesin me sëmundje kronike pas Covid-19”, shpjegoi Peter Piot.

Në fund, Piot tha se pandemia mund të zgjasë me vite sepse vaksina nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur: “Nëse nuk do të ketë vaksinë, do të thotë se do të bashkëjetojmë me virusin për vite me radhë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...