Një artikull i CNN hedh tezën se diferencimi i qasjes dhe përballimi të pandemisë mes Anglisë dhe Skocisë mund të sjellë një divorc të plotë mes tyre duke ndarë Britaninë e Madhe.
Në fakt bëhet fjalë për dy kryeministrat, Boris Jonhson dhe Nicola Sturgeon. I pari ia doli që të bëjë ndarjen e parë të madhe, atë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, por e ka refuzuar kategorikisht ndarjen me Skocinë.
E kundërta ndodh me kryeministren skoceze Sturgeon i kërkoi në janar Britanisë së Madhe pavarësinë e Skocisë, por Johnson e hodhi poshtë kërkesën.
Të shumta kanë qenë përplasjet me s tyre teksa së fundmi Johnson teksa vizitoi Skocinë, zgjodhi disa ishujt të saj dhe nuk u afrua me asnjë zyrtar të lartë të Edinburgh. Kjo sipas CNN tregon tashmë hendekun e thellë politik mes dy vendeve.
Por edhe gjatë pandemisë u pa qartë se Skocia nuk ndoqi të njëjtat rregulla si Anglia, teksa nuk mbylli kufirin me Spanjën apo kundërshtoi ‘alarmin’ kur situata u bë serioze në Angli por mesazhet e Johnson dhe zyrtarëve të lartë iu referoheshin gjithë vendeve të Britanisë së Madhe përfshirë dhe Uellsin apo Irlandën e Veriut.
Duket se kësaj radhë ka një krisje të madhe mes Anglisë dhe Skocisë.