Një ekspert austriak ka bërë xhiron e rrjetit me deklaratat e tij për një revistë.
Franz Allerberger, drejtues i agjencisë për Sigurinë e Ushqimeve dhe Barnave thotë se shkalla e infeksionit në Ballkan duhet të jetë të paktën 50 përqind.
Ai tha për revistën Profil se nuk u beson shifrat që japin vendet e Ballkanit pasi ato duhet të jenë të paktën dhjetë herë më të larta.
Allerberger e krahasoi rastin e Ballkanit me atë të fshatit Ischgl në Austri, ku janë infektuar 43 përqind. Nga ky fshat që shërben si resort turistik, virusi u përhap në mbarë Europën.
Sipas tij, në Ballkan duhet të jenë të infektuar një në dy persona.
Ai solli shembullin e Kosovës dhe Bullgarisë.