5 të vërteta të hidhura/Kina feston, bota po vuan

Tuesday, 04 August 2020 12:07

BILD

Në Gjermani ekziston frika e një vale tjetër të koronavirusit. SHBA është në gjendje të jashtëzakonshme. Në Australi ka nisur izolimi i dytë. Plazhet në Europë janë të zbrazura. Ekonomia botërore është në rrënoja. Ekonomia gjermane ka pësuar rënie me 10 përqind. Stadiumet janë bosh. Oktoberfest është anuluar.
Po Kina? Ata po festojnë dhe pinë të lumtur. Regjimi, që na solli pandeminë më të keqe në historinë botërore, po feston Oktoberfest, ndërsa gjermanët po përballen me falimentimin.

Pesë të vërteta të hidhura

BILD do të tregojë atë që presidenti kinez, Xi Jinping e dëgjon rrallë nga politikanët në botë.

1.Heshtja e regjimit kinez është përgjegjëse për përhapjen e shpejtë të virusit, për spitalet e mbingarkuara, për vdekjet dhe tragjedinë. Më 20 janar, Kina shpalli se virusi mund të transmetohet nga njeriu te njeriu. Po atë ditë, një grua kineze infektoi personin e parë në Gjermani.

2.Regjimi kinez ka shkatërruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila duhet të jetë kambana jonë e alarmit, përmes korrupsionit.

3.Miliona taksapagues europianë po luftojnë për jetesën etyre, ndërkohë që duhet të përdorin paratë e tyre edhe për të mbështetur paketën më të madhe të shpëtimit në historinë europianë (750 miliardë euro, 105 prej tyre nga Gjermania).

4.Teksa bota po tronditet, regjimi kinez po shtyp demokracinë- dhe sërish po përfiton nga katastrofa e koronës, që e shkaktoi vetë.

5.Vetëm disa muaj më parë ne mund të përqafoheshim me njëri-tjetrin, fëmijët tanë në oborret e shkollave mund të shihnin fytyrat e njëri-tjetrit, të qeshurat e tyre. Regjimi kinez e ka shndërruar botën tonë të mrekullueshme në një botë maskash, në të cilën kemi frikë nga qeniet njerëzore. Prindërit, gjyshërit tanë po i kalojnë vitet te fundit në izolim në vend që të jenë me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre.

Ne nuk do reshtim së dokumentuari se çfarë bëri regjimi kinez me miliarda njerëz sepse donin të mbulonin kërcënimin e virusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...