Covid-19/SHBA heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror, mes vendeve të rrezikshme edhe Kosova

Premte, 07 August 2020 08:22

 


Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende.

“Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike”, thuhej në deklaratë. Aksionet e kompanive amerikanë u rritën pas njoftimit.
Departamenti i Shtetit lëshoi njoftime specifike për udhëtimet drejt 30 vendeve, përfshirë këshilla të “nivelit të katërt, mos udhëtoni!”, mes tyre India, Rusia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Egjipti, El Salvadori, Haiti, Irani, Kosova, Kazakistani, Mongolia, Hondurasi dhe Libia.

Departamenti i Shtetit lëshoi gjithashtu këshilla të reja të “nivelit të 3-të: rishqyrtoni udhëtimin” duke përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin, Sri Lankën, Liberinë, Armeninë, Filipinet, Laosin dhe Australinë.

SHBA kanë ndaluar shumicën e shtetasve jo-amerikanë që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendet e BE-së dhe Kinën.

Departamenti i Shtetit e lëshoi për herë të parë paralajmërimin e “nivelit, mos udhëtoni” më 19 mars, për shkak të rreziqeve mbi shëndetin publik./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...