Përplasje në Egje/ Turqia çon anijet me armatim të rëndë: E drejta jonë të fundosim grekët

Saturday, 08 August 2020 19:27

 

Turqia duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga pretendimet e saj në Egjeun Lindor duke planifikuar rikthimin në zonat e kërkimit për gaz dhe naftë të anijeve të specializuara si edhe atyre ushtarake.

Marina turke ka njoftuar kryerjen e një stërvitjeje me armatim të vërtetë në zonën mes Qipros dhe ishullit grek Rodos duke sfiduar drejtpërdrejt Greqinë pas marrëveshjes së firmosur na kjo e fundit me Egjiptit për përcaktimin e kufirit detar në Mesdhe, raporton abcnews.al.

Marrëveshja në fjalë është kundërshtuar fuqimisht nga Turqia, e cila theksoi përmes Ministrisë së Jashtme dhe një gjë e tillë nuk ekziston pasi nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë.

Më herët, Turqia kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke futur zonat e interesave të tyre ekonomike edhe detin përreth ishullit të Kretës.

Duke folur për mediat turke, ish-ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë janë shprehur se është Turqia ajo që duhet të thotë fjalën e fundit për zhvillimet në rajon nisur nga potenciali ekomik dhe ushtarak i vendit, raporton abcnews.al.

Ish-drejtuesi i lartë i Marinës Turke, Cem Gurdeniz u shpreh për gazetën turke YeniSafak se marina turke nuk duhej të ishte tërhequr nga pozicionet e saj përballë marinës greke disa javë më parë pas ndërhyrjes së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel me qëllim uljen e tensioneve midis dy shteteve të NATO-s.

“Turqia ka një pozicion të fuqishëm ushtarak dhe strategjik dhe duhet të sillemi si të tillë.

Greqia nënshkroi marrëveshje me Egjiptin dhe thotë le të bisedojmë me Turqinë. Nuk dihet të biem në kurthin e tyre”, shprehet ai.

Më i ashpër tregohet edhe juristi Selami Kuran, i cili shprehet se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Nëse Greqia dërgon anije në atë zonë, atëherë është e drejta e Turqisë që t’i eliminojë ato”, shprehet ai.

Turqia dhe Greqia janë duke përjetuar tensione në raportet mes tyre gjatë viteve të fundit jo vetëm për shkak të ishujve të kontestuar, por edhe për ndarjen e pasurive poshtë ujërave të Egjeut Lindor.

Modifikuar më Saturday, 08 August 2020 19:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...