Tension i lartë në Bejrut, ku të paktën 5 mijë njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë. Përplasje midis policisë dhe demonstruesve, është hedhur gaz lotsjellës, qindra njerëz të plagosur.
Sipas Al Jazeera, ka humbur jetën edhe një polic. Protestuesit sulmuan selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Ekonomisë. Përplasje pati dhe mes protestuesve dhe ndjekësve të Hezbollahut. Kryeministri libanez deklaroi ose zgjidhje për krizën ose votime.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Sipas mediave libaneze, të paktën 109 protestues u plagosën, 22 janë dërguar në spital, ndërsa 87 u mjekuan në vend.
Protestuesit kanë varur në shesh manekinin e liderit libanez të Hezbollahut, Hasan Nasrallah, nga një skelë druri e rreme në sheshin e Dëshmorëve.
Nga ana tjetër, pasuesit e Hezbollahut tentuan një sulm në sheshin e Dëshmorëve, në qendër të Beirut. Ushtria libaneze ka ndërhyrë dhe për momentin ka ndaluar sulmin e ndjekësve të Hezbollahut.
Kryeministri: Ose zgjidhje për krizën ose zgjedhje
Kryeministri Libanez Hassan Diab u ka bërë thirrje partive politike të zgjidhin krizën e vendit brenda dy muajve, përndryshe do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Tani është koha për përgjegjësi kolektive. Ne duam një zgjidhje për të gjithë libanezët”, tha kryeministri, duke lëshuar ultimatumin e tij politik.