Përleshje pas manipulimit zgjedhor/ A do rrëzohet diktatori i fundit në Europë?

Hënë, 10 August 2020 09:23

BILD
Asta mbajnë dritat e celularëve ndezur në Minsk dhe i përdorin si pishtarë të lirisë. Natën duke u gdhirë e hëna, në Bjellorusi u regjistruan skena kaotike. Përleshje të përgjakshme në rrugë mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Shumë qytetarë në mbarë vendin duan të rrëzojnë regjimin e Alexander Lukashenko, 65 vjeç.

A do jetë së shpejti vetëm histori diktatura e fundit në Europë?
Sfondi: kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya, 37 vjeç, nuk e ka pranuar humbjen. Sipas medieve shtetërore, sundimtari ka marrë 80 përqind të votave. “Kjo është shumë larg realitetit,” tha Tichanovskaya, një ish-mësuese dhe tani aktiviste e të drejtave të njeriut.

Dhe në fakt, gjatë natës disa qendra votimi publikuan mesa duket rezultatin e vërtetë. Kudo është e njëjta panoramë: opozita është shumë përpara.
Tichanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore: vetëm në Minsk në rrugë dolën mbi 100 mijë njerëz, që u përballën me brutalitetin policor. Forcat e sigurisë përdorën topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Ata i dhunuan turmat në mënyrë të përgjakshme. Interneti u bllokua.

Policia i dhunoi me shkopinj gome, por pa sukses. Qytetarët në mbarë vendin po rrezikojnë jetën e tyre për liri dhe demokraci.

Ekspertët thonë se rezultati zgjedhor është i fiksuar- nisur nga kriza e rëndë ekonomike dhe protestat kundër Lukashenkos- të tilla shifra duken të pabesueshme.

Presidenti e ka sunduar këtë republikë ish-sovjetike i vetëm për 26 vite.

Ai ka kërcënuar se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur pushtetin. Të dielën gjatë votimeve pati skenë shqetësuese në Bjellorusi. Forcat e sigurisë rrëmbyen anëtarët e opozitës, i futën nëpër kamionë të vegjël dhe u zhdukën me ta.

Synimi i rivales së Lukashenkos është që të fitojë zgjedhjet dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Mes tyre është edhe i shoqi, Sergey, një blogger antiqeveritar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...