SHBA,shërbimi postar:Votat me postë, në rrezik!

Saturday, 15 August 2020 16:07

 

Shërbimi Postar amerikan po paralajmëron shtetet se nuk mund të garantojë që votat e dërguara me postë do të arrijnë të numërohen, ndërkohë që vendi përgatitet për votime masive përmes postës në kushtet e pandemisë.

Gazeta “Washington Post” njoftoi të premten se Shërbimi Postar u kishte dërguar letra 46 shteteve amerikane si dhe autoriteteve të kryeqytetit, Uashington. Letrat e dërguara edhe në disa shtete fushëbetejë përfshirë Miçiganin dhe Pensilvaninë, thonin se ekziston “rrezik i konsiderueshëm” se votuesit nuk do të kenë kohë të mjaftueshme për të plotësuar fletëvotimet dhe për t’i dërguar në kohë në përputhje me ligjet ekzistuese.

Në një letër dërguar Pensilvanisë, Shërbimi Postar rekomandon që fletëvotimet të postohen brenda datës 27 tetor, një javë para datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të arrijnë në kohë për t’u numëruar. Zyrtarët zgjedhorë të Pensilvanisë të enjten në mbrëmje i kërkuan Gjykatës së Lartë të shtetit të japë leje që të numërohen edhe fletëvotimet që arrijnë deri tre ditë pas datës së votimeve. Shumë shtete po e bëjnë më të lehtë që banorët e tyre të votojnë me postë për të shmangur shtimin e infektimeve.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur, por pa ofruar prova, se zgjedhjet mund të manipulohen nëse fletëvotimet dërgohen me postë, duke thënë se Rusia dhe Kina mund të falsifikojnë fletëvotimet e postuara.

“Do të jetë katastrofa më e madhe zgjedhore në histori,” tha ai muajin e kaluar.

Presidenti ka thënë gjithashtu se nuk do të presë “për javë, muaj, apo vite” për rezultatin e zgjedhjeve, si rezultat i problemeve që ai parashikon që do të dalin nga postimi i fletëvotimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...