Ka shkuar në mbi 21 milionë numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë globin, ndërsa ai i viktimave në afro 765 mijë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë shteti me bilancin më negativ deri më tani, me rreth 5.5 milionë të prekur dhe 171 mijë viktima. Prej disa ditësh me radhë SHBA ka mbi 1 mijë viktima ditore.
Brazili është vendi i dytë më i prekur dhe vatra më e nxehtë e momentit. Edhe shteti latino-amerikan prej disa ditësh raporton mbi 1 mijë persona të vdekur dhe mbi 60 mijë infektime ditore.
Vendi i tretë që po vuan më rëndë pasojat e Covid-19 është India. Shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme dy javët e fundit, duke kaluar në mbi 250 mijë të infektuar dhe rreth 50 mijë viktima.
Sa i përket Europës, Spanja, Franca dhe Rumania paraqesin një situatë shqetësuese, çka ka detyruar disa vende europiane që të shtojnë masat kufizuese të lëvizjes me to.
Infektimet e reja në Spanjë dhe Francë kanë kaluar shifrën e 3 mijë në ditë, duke u rritur ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa Rumania vijon të ketë një numër të lartë vdekjesh ditore.