Trump jep mesazh për sanksione të reja ndaj Iranit

Hënë, 17 August 2020 08:10


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump si reagim ndaj moszgjatjes së embargos së armëve kundër Iranit nga Këshilli Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) tha se javën e ardhshme do të vendosin sanksione të reja ndaj këtij vendi.

Në një konferencë për media në New Jersey ku ndodhet për pushime, Trump bëri vlerësime lidhur me çështjet e rendit të ditës.
Lidhur me vendimin e marrë nga KS-OKB të premten për “moszgjatjen e embargos së armëve ndaj Iranit”, Trump tha: “Këtë e prisnim. Në reagim të kësaj do të vendosim sanksione. Këto do t’i shihni javën e ardhshme”.

Trump tha se nuk mendon për momentin që të marrë pjesë në takimin propozues me video-konferencë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin lidhur me çështjen.

Në një votim të kryer të premten, KS-OKB nuk pranoi propozimin e SHBA-ve e cila kërkonte zgjatjen e embargos së armëve kundër Iranit.

– ‘Dritë jeshile’ për falje ndaj Edward Snowden

Ndaj një pyetjeje, Trump la një derë të hapur se mund të falë Edward Snowden i cili kërkohet me pretendimin për rrjedhje të informacioneve të fshehta të shtetit amerikan.
Në pyetjen “A do të nxirrni aministi për Snowden?” Trump u përgjigj: “Do të filloj të interesohem për këtë çështje. Për Snowden ka një ndarje edhe nga ana e djathtë edhe nga e majta”
Edward Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve (NSA) kërkohet me pretendimin për rrjedhje të informacioneve të fshehta të shtetit. Ai që nga viti 2013 jeton në Rusi me leje të përkohshme dhe ka kërkuar që Franca t’i japë të drejtën e strehimit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...