Tjetër përplasje mes Turqisë dhe SHBA-së, ministri i Jashtëm turk del me deklaratë të fortë. Ja çfarë i acaroi tonet

Hënë, 17 August 2020 10:49

 

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dënoi ashpër deklaratën e ish-nënpresidentit dhe kandidatit për president të SHBA-së në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së, Joe Biden, i cili tha se do të mbështesë ndryshimin e qeverisë në Turqi dhe mund të mbështesë opozitën në synimin e saj që në zgjedhjet e vitit 2023 të përmbysë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Videoja e deklaratës kundërthënëse të Biden-it të synimeve për të mbështetur opozitën për ndryshimin e tendencave politike dhe qeverisë në Turqi ka nxitur kritika të ashpra dhe dënime nga qeveria dhe opozita.

“Ne në themel i hedhim poshtë imponimet e tilla. Kjo është deklaratë e një të padituri që nuk njeh popullin turk“, ka thënë Çavuşoğlu për AA, duke shtuar se vendimin për ndryshimin e udhëheqësit dhe pushtetit në Turqi mund ta sjellë vetëm populli i atij vendi dhe SHBA kurrë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Çavuşoğlu tha se ishte takuar me homologun e tij amerikan Mike Pompeo në Santa Domingo gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën Dominikane.

“Gjatë takimit me Popmpeo-n kemi diskutuar për Libinë dhe u dakorduam për vazhdimin e bisedimeve në nivel të ekipeve të ekspertëve”, tha Çavuşoğlu.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi për takimin Popmpeo-Çavuşoğlu në Santa Domigo, kryeqytetin e Republikës Dominikane, kurse në deklaratën e tij theksohet se dy kryediplomatët kanë biseduar për zbutjen e tensioneve në Mesdheun Lindorë dhe tema të ndryshme.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së kohët e fundit janë rënduar nga një numër çështjesh, siç është blerja e Turqisë e sistemeve të mbrojtjes ruse S-400 dhe operacionet antiterroriste të Turqisë në veri të Sirisë kundër YPG-së, degës siriane të organizatës terroriste PKK.

SHBA gjithashtu injoruan kërkesat e Turqisë për ekstradimin e Fethullah Gülen-it, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, e cila është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme për grusht shteti ushtarak në të cilin ranë 251 dëshmorë më 15 korrik 2016.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...