A do dërgojë tanke në Bjellorusi? DW: Si do ta ndihmojë Putini Lukashenkon

Hënë, 24 August 2020 09:12

 

Vladimir Putini nuk mund të dërgojë tanke në Bjellorusi. Por ai do të përpiqet të ndihmojë Aleksander Lukashenkon të dalë nga kriza ku ndodhet, sigurisht me kushtet e Rusisë, shkruan Konstantin Eggert.

Kur krerët e shteteve dhe qeverive të BE mbajtën samitin e posaçëm për gjendjen në Bjellorusi dhe vendosën të mos njihnin rezultatin e zgjedhjeve, Aleksander Lukashenko u fut në veprim. Tani që BE ia hoqi legjitimitetin ai është i lirë, dhe nuk ka nevojë të bëjë sikur luan ndonjë rol zëri i Brukselit. Menjëherë në takimin e Këshillit të Sigurisë, ai kërkoi që policia të „shtypë” mitingjet e opozitës në kryeqytetin Minsk, të cilat ai i sheh si „trazira”.

 

Dihej që Lukashenkon në protestat antiqeveritare do të shikonte “përzierje nga jashtë”. Ai u rekomandoi diplomatëve të tij, që të paralajmërojnë krerët perëndimore, mes tyre edhe kancelaren, Merkel, se ai „do t’i bëjë përgjegjës” për „përzierje” në Bjellorusi. Rizbulimi i aftësisë së tij goditëse mund të jetë rezultati i katër bisedave telefonike që Lukashenko ka zhvilluar me Vladimir Putinin. Presidenti rus është aleati i vetëm i vërtetë, që i ka mbetur diktatorit në Minsk.

Putin – Avokat i regjimeve autoritare

Megjithë antipatinë personale të dyanshme, Putin do të bëjë gjithçka që ndodhet në pushtetin e tij për të ndihmuar Lukashenkon të mbijetojë – politikisht, në rast nevoje edhe fizikisht. Putini duket se e sheh veten si mbrojtës të regjimeve autoritare të botës: Nga intervenimi i tij në Siri në vitin 2015 deri në shpëtimin e Bashar Al-Asadit, tek mbështetja e vendosur e Nicolas Maduros në Venezuelë e deri në revolucionin në Bjellorusi.

Rasti i Bjellorusisë është për Putinin një rast i veçantë: Ky vend është tërësisht i varur ekonomikisht nga Rusia dhe përmes një sërë marrëveshjesh i lidhur me fqinjen e madhe. Të dy vendet ndjekin një sistem të përbashkët për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe kanë një sistem të mbrojtjes nga ajri. Shumica e rusëve i shohin bjellorusët si të afërmit e tyre etnikë me mënyrë të njëjtë të menduari.

Rrëzimi i Lukashenkos me çfarëdo forme revolucioni do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e Putinit. Jo vetëm sepse atij ideja e „pushtetit të popullit” i duket shumë e huaj. Ai mund të jetë i shqetësuar, edhe për atë se edhe popullit të tij mund t’i pëlqejë ideja e revolucionit.

“Konsultim vëllazëror”

Po ashtu klasa politike nën Putinin mund të shohë në rrëzimin e Lukashenkos një shenjë të dështimit dhe dobësisë së presidentit, një përfytyrim që Putini as nuk do ta shkojë ndërmend. Prandaj ai nuk mund të lejojë një ndërrim pushteti në Bjellorusi, të cilin ai vetë nuk e ka miratuar. Kremlini nuk do të dërgojë trupa ruse “për mbështetje vëllazërore” në Bjellorusi, megjithëse kjo nuk përjashtohet. Rreziku i rezistencës civile dhe gjakderdhjes është shumë i madh. Përveç kësaj kjo ide nuk është shumë e preferuar mës rusëve, këtë e di Kremlini.

Por ai zotëron një arsenal të tërë mjetesh të tjera – resurse për zhvillim elektronik të luftës, përgjime, para dhe një makineri gjigande propagandistike, që mund t’i vihet në dispozicion Lukashenkos. Përveç kësaj Moska mund të ndihmojë shërbimet bjelloruse të sigurisë duke i vënë emrin e “misionit të konsultimit”.

Ndihma e Moskës ka çmim

Nëse Lukashenko do të mbijetojë me ndihmën e Moskës politikisht, ai do të paguajë një çmim: nga njohja e aneksimit të Krimesë, deri tek e drejta e Moskës për të ndërtuar në Bjellorusi baza ushtarake dhe një politikë e njësuar tatimore me Rusinë – të gjitha këto kërkesa të vjetra të Moskës. De facto kjo do ta bënte Bjellorusinë një provincë ruse.

Nëse Lukashenko do të detyrohej të dorëzonte postin, Putini me gjasë do të vinte në përdorim planin tjetër: Në rast zgjedhjesh të reja presidenciale, Kremlini do të kërkonte një kandidat të lëmuar prorus dhe do ta mbështeste, pavarësisht kush do ishte ai. Frika më e madhe e Putinit është një Bjellorusi demokratike, e orientuar nga perëndimi dhe miqësore ndaj BE-së. Edhe pse kjo nuk është realiste këtë moment, Kremlini nuk do t’i hyjë asnjë rreziku.

Aktualisht ai bazohet tek ajo që SHBA dhe BE nuk do të guxonin ta sfidonin atë në terrenin e vet. Dhe se ato aktualisht kanë probleme të tjera. Bjellorusia i mbetet atij. Për shkak të pandemisë së Coronës, zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe diferencave të pandryshuara në politikën e Rusisë mes vendeve anëtare lindore e perëndimore këto shpresa nuk janë krejt pa bazë. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...