Rritja e tensioneve Greqi-Turqi/Trump i shqetësuar, telefonon Erdogan dhe Mitsotakis

E Enjte, 27 August 2020 11:08

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale me homologun e tij amerikan Donald Trump, veçanërisht zhvillimet në lidhje me Mesdheun Lindor.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan i kujtoi Trumpit se Turqia nuk është një palë që krijon paqëndrueshmëri në Mesdheun Lindor.

Ai theksoi se Turqia vërtetoi me “veprime konkrete” se dëshiron të zvogëlojë tensionet dhe të krijojë dialog për këtë çështje.

Greqia ka kundërshtuar eksplorimin aktual të Turqisë për energji në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të godasë territorin detar turk të bazuar në ishujt e vegjël afër bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije të shpimit për të eksploruar energji në ndarjen e saj kontinentale, duke theksuar se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Zyrtarët turq thonë se dialogu mbi ndarjen e drejtë të këtyre burimeve do të jetë fitimprurës për të gjitha palët.

Turqia dhe Greqia duhet të angazhohen për dialog

Zv/sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, gjithashtu foli për telefonatën e Trump me Erdoğan.

“Presidenti Trump riafirmoi që Greqia dhe Turqia duhet të angazhohen për dialog, që është rruga e vetme për zgjidhjen e dallimeve mes tyre. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Përpos kësaj, Deere gjithashtu tha se Trump zhvilloi bisedë telefonike edhe me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe diskutoi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Ai tha se Trump “shprehu shqetësimin” për rritjen e tensioneve midis aleatëve të NATO-s në Mesdheun Lindor, Turqisë dhe Greqisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...