Protestat kundër Lukashenkos,SHBA e prerë: Nuk do ndërhyjmë në Bjellorusi

Premte, 28 August 2020 11:43

 

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek tensionet që po ndodhin në Bjellorusi, vjen një deklaratë e fortë nga Shtetet e Bashkuara. Zëvendës Sekretari i Shtetit i SH.B.A. Stephen Biegun u takua me lideren e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, të hënën në Vilnius, ndërsa nënvizoi shumë qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në situatën politike në të cilën ndodhet vendi i saj, shkruan LRT.

“Pata shansin të takohem me zonjën Tikhanovskaya; ajo është një person shumë mbresëlënës dhe e kuptoj pse është kaq popullore në vendin e saj. Qëllimi i takimit ishte të dëgjoja, të dëgjonit se çfarë mendimesh kanë qytetarët bjellorus dhe të kuptoja se çfarë po bëjnë ata për të fituar të drejtën e vetëvendosjes”, tha Biegun para gazetarëve në kryeqytetin Lituanez.

Diplomati theksoi se administrata amerikane dënon dhunën kundër protestuesve paqësorë në Bjellorusi, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të lirojë të gjithë të burgosurit politikë, duke shtuar se por i takon popullit Bjellorusi të vendosë rrjedhën e ngjarjeve në vendin e tyre. “Shtetet e Bashkuara nuk mund dhe nuk do të vendosin rrjedhën e ngjarjeve në Bjellorusi. Kjo është e drejta e popullit bjellorus, siç është parashikuar në statutin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe gjithashtu në statutin e OSBE-së. Bjellorusët e kanë këtë të drejtë dhe atyre nuk iu dha kjo e drejtë më 9 gusht. Kështu që këndvështrimi ynë është se gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të mbështesim popullin bjellorusis, por në fund të fundit varet nga ata që të përcaktojnë të ardhmen e tyre dhe ne do të respektojmë atë.”,- shtoi ai.

Biegun tha se ai diskutoi situatën në Bjellorusi me Ministrin e Jashtëm Lituanez Linas Linkevičius.

“Në fund të fundit kjo është një çështje për të cilën qytetarët e Bjellorusisë duhet të vendosin, por një konsideratë dhe diskutimi mes nesh ishte mjaft i dobishëm për ne që të kuptojmë ngjarjet në rajon.”-, pohoi ai.

Tikhanovskaya falënderoi Biegun për mbështetjen e SH.B.A.-së për popullin bjellorus që kërkon të respektohet në zgjedhjen që ata bëjnë”, sipas stafit të saj. “Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishte as të lirë dhe as të ndershme. Z. Lukashenko nuk ka mbështetjen e popullit bjellorus apo të bashkësisë ndërkombëtare. Çdo ditë që ai refuzon të pranojë vullnetin e popullit të tij, thjesht zgjat krizën dhe e thellon atë,” tha ajo në një njoftim për shtyp të dhënë në Vilnius.

Në një njoftim për shtyp, Tikhanovskaya tha që ajo ishte e gatshme “për të zgjidhur krizën” duke u angazhuar në një dialog “për një transferim paqësor të pushtetit”.

“Ne kemi thënë gjithmonë se jemi të gatshëm të flasim dhe jemi të përkushtuar për një zgjidhje paqësore. Ne jemi të hapur për ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare për të lehtësuar dialogun. Gjithashtu, ne kërkojmë një hetim të paanshëm të krimeve të kryera nga autoritetet bjelloruse kundër qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë. Vetëm qytetarët e Bjellorusisë do të vendosin për të ardhmen e tyre përmes zgjedhjeve të reja, të ndershme dhe të lira.”,- shtoi ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...