Protestues anti-izolim u mblodhën sot sërish në qendër të Londrës duke brohoritur kundër kufizimeve të koronavirusit e duke dëgjuar fjalime nga folës si konspiracionisti i njohur David Icke dhe Piers Corbyn, vëllai i ish-liderit laburist Jeremy.
Protestuesit quanin koronavirusin “mashtrim” dhe brohorisnin me slogane si “jo më izolime,” “jo vaksinimeve” apo dhe “jo gënjeshtrave të qeverisë”.
Marshimi i quajtur “Bashkohuni për Liri” nisi në sheshin Trafalgar në mesditë në Londër me turma të mëdha me pankarta në duar. Pjesmarësit nuk mbanin distancim social dhe vetëm pak prej tyre shiheshin të mbanin maska fytyre.
Vëllai i ish-kreut të opozitës laburistë Jeremy Corbyn, Piers, mbajti një fjalim të gjatë në kundërshtim të masave.
Ndërsa aktivistja Sonia Poulton, tha në komentin e saj: “Njerëzit po vijnë këtu sot për të bërë të dëgjiohet zëri i tyre kundër vaksinimeve të detyrueshme, maskave të detyrueshme dhe çdo gjëje tjetër të detyrueshme, jo më izolime, jo më fjalë për valë të dytë”.
Megjithse koronavirusi ka shënuar 40,000 vdekje në Britani, në një nga pankartat shkruhej “Koronavirusi, shkencë e rreme”, ndërsa në një tjetër mbishkrim me gabime drejtshkrimore thuhej “convid hoax”.