Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron se zbatojnë “politikën e vijave të kuqe” kundër Turqisë në Mesdheun Lindor.
Zëdhënësi Aksoy ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidedentit francez Macron se në Mesdheun Lindor zbatojnë “politikën e vijave të kuqe”.
“Ata që kujtojnë se kanë vendosur vija të kuqe në Mesdheun Lindor kundër kauzës së drejtë të Turqisë do të përballen me qëndrimin e vendosur të vendit tonë. Nëse në rajon ka një vijë të kuqe, këto janë të drejtat e Turqisë dhe turqve të Qipros që lindin nga e drejta ndërkombëtare”, tha Aksoy në kundërpërgjigje të fjalëve të Macronit.
Aksoy më tej tha se “Ata që e shohin veten në pasqyrën gjigante, ka ardhur koha të përballen më të vërtetën dhe se ka mbetur pas periudha ku qasjet imperialiste vendosin dhe përcaktojnë vijë të kuqe në harta”.
“Turqia, duke dërguar ‘armadë’ (flotën) është e aftë të pengojë të gjithë ata që përpiqen të grabisin me forcë të drejtat dhe interesat legjitime të saj. Me këtë rast duam të rikujtojmë se mosmarrëveshjet në Mesdheun Lindor do të arrijnë zgjidhje vetëm me dialog dhe bashkëpunimin e vendeve që ndajnë të njëjtat brigje dhe jo me nxitjen e aktorëve të jashtëm të rajonit”, tha Aksoy.
Macron ditë më parë në një mledhje të fundverës me gazetarët në Paris, lidhur me debatet e sovranitetit në Mesdhe deklaroi: “Unë mund të them se turqit marrin në konsideratë vetëm këtë (qëndrueshmërinë e fjalëve dhe veprimeve) dhe reskepktojnë këtë. Ishte e rëndësishme ajo që Franca bëri këtë verë. Kjo është një politikë e vijës së kuqe”.