Papa Françesku ka mbajtur një meshë në mes të një vale të dytë të coronavirusit.
Lideri i katolikëve të botës tha se thashethemet janë “një plagë më e keqe se COVID-19” që po përpiqen të ndajnë Kishën Katolike.
Gjatë fjalës së tij javore drejtuar besimtarëve, Papa nuk dha shembuj të veçantë, por ai deklaroi se “thashethemi” “është djalli më i madh”, i cili përpiqet të provokojë ndarjen e Kishës me gënjeshtrat e tij, raporton theguardian.
“Ju lutem, vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme, sepse është një plagë më e keqe se COVID-19. Më keq. Le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, theksoi papa.
Komentet e Papës pasuan një pasazh nga Ungjilli në lidhje me nevojën që njerëzit të korrigjojnë njëri-tjetrin kur bëjnë diçka të gabuar.
Ndryshe, kjo ishte mesha e parë e Papës që nga fillimi i pandemisë globale të quajtur COVID-19, e cila ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë jetën e mijëra personave.