Fotoja që “kërcënoi” aleancën ruso-serbe, replikat zyrtare. Postimi i zëdhënëses së Lavrov që turbulloi rrjetin

Hënë, 07 September 2020 15:26

 

Marrëveshja në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë nuk është pritur mirë në Rusi, ku për pak është shkaktuar edhe një incident diplomatik, i cili mund të kishte ftohur lidhjet shumëvjeçare mes dy aleatëve të vjetër.


Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kërkuar falje për një postim të saj në “Facebook” në lidhje me takimin e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me Presidentin amerikan, Donald Trump, duke deklaruar se ishte “keqinterpretuar”.

Më 5 shtator, në profilin e saj në “Facebook” ajo ka publikuar një fotografi të Presidentit të Serbisë, gjatë takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka krahasuar me skenën nga filmi “Basic Instict”, me aktoren Sharon Stone. “Në qoftë se jeni thirrur në Shtëpinë e Bardhë, me karrigen të vendosur sikur po ju marrin në pyetje, atëherë uleni si në fotografinë numër dy, kushdo që jeni. Më besoni”, ka shkruar Zakharova.
Postimi i zëdhënëses së Lavrov

KOMENTI I VUÇIÇ

Të shtunën, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha: “Kjo flet më së shumti për ata. Për veten flet edhe Maria Zakharova, primitivizmi dhe vulgariteti që ajo tregoi, flet për atë dhe ata që e vendosën. Jo të gjithë mund ta vlerësojnë që Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, se Serbia është ushtarakisht neutrale. Më vjen keq, sepse unë në Uashington mbrojta marrëdhëniet tona me Federatën Ruse”, u tha Vuçiç gazetarëve në Bruksel.

ZEMËRIMI I GJURIÇ NDAJ ZAKHAROVËS

Duke reaguar ndaj publikimit të parë të Zakharovës, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se “nuk do t’ia lejoj (Zakhrarovës) që ta sulmojë Serbinë”.

Gjuriç theksoi se Vuçiç nuk ka folur asnjë fjalë të keqe kundër Rusisë, “madje as në atë vend (në Shtëpinë e Bardhë). Ndërkaq, mendoni që ky President ka pritur për t’u pranuar te Presidenti rus, madje edhe nga 1 orë e gjysmë dhe asnjëherë nuk ka kërkuar karrige të veçantë. Unë nuk ju lejoj që ta sulmoni Serbinë krenare. Turp ju qoftë!”

VULIN: PAS VUÇIÇ MBESIN VEPRAT

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë i ka ofenduar të gjithë ata që e mbrojnë Rusinë në Serbi. Duke reaguar ndaj postimit të Zakharovës, Vulin tha: “Vuçiç asnjëherë nuk e ka braktisur popullin e tij dhe miqtë e popullit të tij, as nuk i ka ofenduar dhe as poshtëruar.

Zakharova na ka ofenduar të gjithë ne që e mbrojmë edhe Rusinë, edhe Serbinë në vende më të vështira sesa në publikimet e saj në ‘Facebook’. Armiqtë e Serbisë dhe Rusisë janë të gëzuar sot me dashakeqësinë e vogël të Zakharovës.

Pas Vuçiç mbeten veprat, pas Zakharovës dashakeqësia, për të cilën do t’i vijë turp”, ka thënë Vulin përmes një deklarate. Sipas tij, “Vuçiç është burrështetasi i vetëm në Europë, i cili ka refuzuar që t’i vendosë sanksione Rusisë, si komandanti suprem i Ushtrisë, me të cilën forcat e Federatës Ruse kanë bashkëpunimin më të madh dhe më të frytshëm”.

“NDJESA NGA ZAKHAROVA”
Pas reagimeve të shumta dhe përgjigjeve nga zyrtarë të lartë serbë, përfshirë edhe vetë Presidentin Vuçiç, ajo ka shkruar: “Më vjen keq, por postimi im u keqinterpretua. E vetmja gjë që shkruhej në të ishte një mosmarrëveshje me qëndrimin arrogant të të ‘jashtëzakonshmit’. Truket e protokollit janë bërë një nga mënyrat që zyrtarët amerikanë përdorin rregullisht për të krijuar artificialisht pamjen e ekskluzivitetit të tyre. Por kjo është e papranueshme”, ka shkruar Zakharova.

NDËRHYRJA E LAVROV

Më pas, kryediplomati i Rusisë, Sergei Lavrov, tha publikisht pas telefonatës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se interesat e Rusisë nuk janë prekur, duke shtuar se Vuçiç i është sqaruar për marrëveshjen në Uashington. Ai ka theksuar se Serbia gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Rusisë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...