Wilson:Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e një procesi historik

Tuesday, 08 September 2020 10:23

 

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se dokumentet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë duhet shikuar si pjesë të një procesi më të gjerë historik, i cili po zgjidhet.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se pavarësisht faktit se pjesa më e madhe e marrëveshjes është për tema politike, në thelb negociatat dhe marrëveshjet në këtë kontekst janë politike.

Damon thekson se tash duhet të ketë një angazhim të përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të ofruar mbështetje, por edhe për të bërë presion te palët që marrëveshjet e arritura të gjejnë zbatim.

“Sigurisht se ka qenë një shenjë e mirë e përparimit për normalizimin e bisedimeve dhe dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas zgjedhjeve në Serbi dhe ndryshimeve të qeverisë së Kosovës, të shohësh vazhdim të normalizimit të raporteve, dialog dhe negociata me angazhimin e udhëheqësisë së Prishtinës dhe Beogradit, është një gjë pozitive. Kjo nuk ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse por mendoj se është pjesë e një procesi të gjerë historik që po zgjidhet, dhe përfaqëson edhe një hap përpara, pasi kemi SHBA-në që punon me të dyja palët për të marrë vendime për interesin e përbashkët, të fokusuar vërtet në aspektin ekonomik por sigurisht se ai politik është kyç”, tha ai

Se a do të ndihmojë ekonomia në arritjen e një marrëveshjeje politike mes dy vendeve, Wilson tha se të gjitha janë të ndërlidhura.
“Të gjitha negociatat dhe marrëveshjet e kësaj natyre, pra që kanë të bëjnë me këtë kontekst, janë në thelb politike, edhe pse temat dhe çështjet janë me fokus ekonomik, vendimi që merret për të lëvizur përpara me ato është politik. Mendoj se është gjë e mençur nëse shohim sesi një marrëdhënie më normale në rajon mund të mund të prodhojë mundësi më të mira ekonomike, zhvillim dhe vende pune. Mendoj se sa më shumë që njerëzit në rajon të mund të shohin përfitimet ekonomike, atëherë kjo krijon një ambient më të favorshëm për të marrë vendime politike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...