Lajm i mirë nga SHBA,Presidenti: Vaksina kundër koronavirusit, gati brenda disa javësh!

Tuesday, 15 September 2020 16:01

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë në “Fox & Friends” të martën pretendoi se një vaksinë për coronavirusin mund të aprovohet “brenda disa javësh”.
“Unë nuk jam duke e bërë këtë për arsye politike, unë e dua vaksinën shpejt”, tha Trump për nxitjen për një vaksinë, të quajtur “Operacioni Warp Speed”

“Ju nuk do të kishit një vaksinë për vite me radhë… Unë përshpejtova procesin me FDA… Ne do të kemi një vaksinë brenda disa javësh, mund të jenë katër javë, mund të jenë tetë javë… ne kemi shumë kompani të shkëlqyera”, citohet të ketë thënë më tej Trump.
Komentet e presidentit Trump rreth vaksinës vijnë ndërsa disa demokratë kanë hedhur dyshime mbi sigurinë e një vaksine të mundshme për shkak të procesit të përshpejtuar.
I nominuari demokrat Joe Biden dhe kandidati i tij nënkryetar senatorja Kamala Harris, kanë shprehur shqetësime rreth presionit të mundshëm politik që mund të çonte në një aprovim të vaksinës shumë herët.
“Unë nuk do ta merresha me fjalët e Trump për këtë”, ka thënë Harris kur u pyet nëse do të merrte një vaksinë të miratuar para 3 nëntorit.

“Unë do të doja të shihja se çfarë thanë shkencëtarët”, u përgjigj Biden në një pyetje në lidhje me një vaksinë gjithashtu.

Ndërkohë, dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka thënë në mënyrë të përsëritur është e mundur që një vaksinë të miratohet si e sigurt dhe efektive deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.
Sidoqoftë, sfida pas kësaj është prodhimi masiv i vaksinës dhe shpërndarja e tij tek qindra miliona amerikanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...