Vaksina kundër Covid-19,Trump:Mund të jetë gati pas 3-4 javësh

E mërkurë, 16 September 2020 08:41

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë e gatshme pas tri apo katër javësh.

Kjo deklaratë e kreut të Shtëpisë së Bardhë i nënvizon parashikimet e bëra më herët këtë muaj nga zyrtarët amerikanë të shëndetit publik dhe kompania farmaceutike “Pfizer Inc”, shkruan Reuters.

Duke folur në Philadelphia, presidenti amerikan e mbrojti punën e tij për menaxhimin e krizës së koronavirusit dhe tha se vaksina do të jetë e gatshme për shpërndarje së shpejti.
“Jemi shumë afër për të pasur një vaksinë. Nëse doni ta dini të vërtetën, administrata e kaluar ndoshta do të merrte vite për ta pasur një vaksinë për shkak të FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve) dhe të gjitha miratimeve. Ne brenda javëve do ta kemi atë, mund të jenë tri javë, katër javë”, tha ai.

Në mbarë botën, dhjetëra vaksina tashmë kanë hyrë në fazën e testimit në njerëz dhe disa prej tyre kanë dhënë rezultate premtuese. Shumica e vaksinave janë duke u testuar në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Modifikuar më E mërkurë, 16 September 2020 15:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...