Frika nga koronavirusi ende nuk është ndalur. Kështu, mbi 33 milionë persona rezultojnë të prekur nga COVID-19 në mbarë globin. Sipas Worldometers.info numri i personave të infektuar ka arritur në 33,009,569, ndërsa numri viktima regjistrohen 997,381 si dhe 24,342,522 të shëruar.
Mes këtyre shifrave, vendin e parë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7,280,860 të infektuar, 209,090 të vdekur dhe 4,511,736 pacientë të shëruar. Ndërkohë, vendin e dytë e zë India me 5,990,513 persona të infektuar, 94,533 viktima dhe 4,938,641 të shëruar.
Ashtu siç dihet tashmë, vendin e tretë e zë Brazili me 4,717,991 të prekur, viktima janë 141,406 dhe 4,040,949 pacientë të shëruar. Kujtojmë se koronavirusi për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, ndërkohë që thuajse e gjithë bota po përballet me virusin vdekjeprurës.