Forcat e sigurisë bjelloruse filluan të ndalojnë njerëzit të dielën ndërsa dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në Minsk për fundjavën e shtatë rresht, duke i bërë thirrje presidentit veteran Alexander Lukashenko të largohej nga pushteti.
Policia nxori njerëzit nga turmat dhe i tërhoqi ata larg në furgona, tha një dëshmitar për Reuters. Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se të paktën 10 persona ishin arrestuar. Disa stacione të metrosë u mbyllën dhe interneti celular u ndërpre.
Bjellorusia “u zhyt” në trazira pasi Lukashenko pretendoi një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 gushtitm, kurse kundërshtarët e tij thonë se gjithçka ishte manipuluar në mënyrë të qartë. Ai mohon mashtrimin elektoral dhe thotë se protestat kanë mbështetje të huaj
Lukashenko u inaugurua si president për një mandat të gjashtë të mërkurën në një ceremoni të mbajtur pa ndonjë njoftim paraprak, duke shkaktuar më shumë protesta dhe dënime me sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
Rusia tha se vendimi i BE për të mos njohur Lukashenkon si president legjitim bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe përbën një ndërhyrje indirekte në vend