Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Hënë, 28 September 2020 17:37

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.

Takimi u mbajt në një hotel në Selanik dhe ishte pjesë e një udhëtimi dyditor të zotit Pompeo në Greqi, ku ai do të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

 

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia këmbyen pikëpamje lidhur me Mesdheun Lindor dhe rikonfirmuan bindjen se çështjet e kufijve detarë duhet të zgjidhen paqësisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhej në një deklaratë të përbashkët që u publikua pas takimit.

 

Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u ndezën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi anijen Oruç Reis për kërkime sizmike në ujërat e pretenduara nga të dyja palët shoqëruar nga anije të vogla luftarake, me qëllim planifikimin e shpimeve të mundshme për naftë e gaz në një zonë që mendohet të jetë e pasur me burime energjetike.

 

Që atëherë, Turqia e ka tërhequr anijen Oruç Reis dhe të dy vendet kanë rënë dakord të rinisin bisedimet mbi çështje që lidhen me eksplorimin në det, një hap që u përshëndet nga Shtetet e Bashkuara që ka inkurajuar dialogun.

 

“Sigurisht aftësia për të zbutur tensionet dhe për t’u angazhuar në diskutime dhe dialog është shumë e rëndësishme mes këtyre aleatëve të NATO-s, prandaj ne vazhdojmë të nxisim Greqinë dhe Turqinë që të ndërmarrin hapa në këtë drejtim dhe përfundimisht të arrijnë një marrëveshje”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

“Siguria në Mesdheun Lindor është pa dyshim në favor të Greqisë dhe Turqisë dhe të aleatëve në gjithë rajonin Euro-Atlantik”, shtoi zyrtari.

 

Është hera e parë që një Sekretar amerikan i Shtetit viziton Selanikun, që shihet si një portë për investime dhe tregëti në Ballkan.

Zoti Pompeo do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe për shkencën dhe teknologjinë në Greqi, e cila synon të bëhet një qendër energjie në Ballkan, si edhe do të takohet me udhëheqës biznesi në sektorin e energjise
Të martën Sekretari amerikan i Shtetit do të mbajë bisedime me kryeministrin Mitsotakis në bazën ushtarake detare të NATO-s, Souda në ishullin e Kretës./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...