Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Trump dhe Biden zhvillojnë debat të ashpër, ja temat që diskutuan

E mërkurë, 30 September 2020 08:06

 

Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump dhe sfiduesi i tij Joe Biden janë përplasur ashpër në një nga debatet më kaotike dhe më të egra për Shtëpinë e Bardhë në vite.

 

Dy kandidatët për kreun e shtetit amerikan kanë debatuar për një sërë temash, ku përfshihen pandemia, dhuna ndaj njerëzve me ngjyrë e epërsia e të bardhëve dhe ekonomia, gjatë forumit 90 minutësh në Cleveland, Ohio.

 

Biden e quajti presidentin një “kloun” dhe i tha atij të “heshtte”. Trump solli ndërmend përdorimin e drogës nga djali i rivalit të tij. Sondazhet e fundit tregojn2ë se Biden ka një epërsi të qëndrueshme ndaj Trump, por se diferencat deri në fund edhe mund të pësojnë ndryshime, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

 

Duke qenë 35 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, sondazhet në disa shtete të rëndësishme tregojnë një garë më të fortë dhe kandidatët që janë pranë njëri-tjetrit në numër votash.

 

Forumi u përqendrua në gjashtë tema në segmente 15 minutëshe – të dhënat e kandidatëve, Gjykata e Lartë, pandemia, racizmi në SHBA, integriteti i zgjedhjeve dhe ekonomia.

Moderatori e pyeti presidentin Donald Trump nëse ishte i gatshëm që të dënojë supermacinë e bardhë. Ai fillimisht tha se do ta bënte, por kur iu kërkua të denonconte me emër grupin e djemve krenarë të ekstremit të djathtë, ai u nuk foli.

 

Biden tha: “Trump është një president i cili ka përdorur gjithçka për të provuar të gjenerojë urrejtje raciste dhe ndarje racore”. Trump kundërshtoi Biden, ndërsa i kujtoi se ka mbështetur projekt-ligjin e vitit 1994, ku referohen afrikano-amerikanët si “super grabitqarë”. Demokrati e mohoi se ka thënë një gjë të tillë. Donald Trump tha se Biden nuk mund të përdorë as fjalën “zbatim i ligjit”, për shkak se nëse e përmend humbet të majtët radikalë.

Debati për koronavirusin

Për shkak të pandemisë, debati mes kandidatëve për president u zhvillua në kushte jo normale. Biden fajësoi Trump se ka keq-menaxhuar situatën e pandemisë, duke bërë që më shumë se 200 mijë amerikanë të humbin jetën nga Covid-19.

Ndërsa, Biden tha se Trump duhet të jetë më i zgjuar në përballimin e situatës së koronavirusit, presidenti u shpreh se nuk mund t’i thoshte dot këtë gjë atij. Debati ishte i fortë dhe me tema të mprehta për SHBA-në e zhvillohet 5 javë përpara se të mbahen zgjedhjet amerikane për president.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...