Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump reagon për gjendjen e tij shëndetësore pas shtrimit në spital pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, sëbashku me bashkëshorten Melania.
pic.twitter.com/gvIPuYtTZG
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020
I veshur me këmishë dhe xhaketë, përmes një videomesazhi në Twitter, Trump falenderoi të gjithë stafin mjekësor të “Walter Reed National Military Medical Center”, raporton “BalkanWeb”
Presidenti i SHBA-ve, u shpreh gjithahstu se është i gatshëm t’i rikthehet sa më parë fushatës elektorale.
“Unë jam mirë me shëndet. Ne jemi duke punuar shumë, që unë të kthehem në punë. Sepse më duhet të kthehem, për ta bërë Amerikën, sërish të shkëlqyer”, shprehet ai.
Ndërkohë mjekët që po merren me trajtimin e tij shprehen se Presidenti është në gjendje të qëndrueshme por ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për shëndetin e tij.