Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përball me një reagim të ri të martën për heqjen e maskës së tij kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë dhe duke u bërë thirrje amerikanëve që të mos kishin frikë nga sëmundja COVID-19 që ka vrarë më shumë se 209,000 njerëz në vend dhe e bëri që edhe ai të shtrihej në spital.
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Trump arriti në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Ai zbriti nga helikopteri i tij Marine One i veshur me një maskë të bardhë kirurgjikale vetëm për ta hequr atë ndërsa ai pozonte, duke përshëndetur