“Jemi pranë një ‘cunami’”! Paralajmëron ministri belg i Shëndetësisë, vendi në alarm nga shifrat e koronavirusit

Hënë, 19 October 2020 18:21

 

Situata shëndetësore në Belgjikë është më e keqe se gjatë muajit mars kur shpërtheu vala e parë e pandemisë, deklaruan zyrtarët të hënën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nivelet e infeksioneve në Belgjikë janë rritur dukshëm kohëve të fundit derisa numri i pacientëve po dyfishohet çdo javë.

 

“Situata është serioze. Është më e keqe se sa më 18 mars kur u vendos bllokimi”, u shpreh kryeministri belg, Alexander De Croo.

Për të ngadalësuar valën e dytë të coronavirusit, qeveria ka urdhëruar që për katër javë të mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin.

 

Shumica e punëtorëve duhet të kryejnë punët nga shtëpia, ndërsa nga e hëna do të implementohet edhe ora policore gjatë mesnatës.

“Ne jemi afër një ‘cunami’”, ky ishte paralajmërimi i ashpër mbi peshën e situatës aktuale në Belgjikë nga ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke.

Sipas tij, ky definicion i referohet një skenari ku të njëjtit nuk do të ishin në gjendje të kontrollojnë ato që mund të ndodhin në vend për shkak të sëmundjes.

 

Paralajmërimet vijnë pasi Belgjika raportoi rekord rastesh të reja me COVID-19, vetëm të shtunën vendi regjistroi afër 11 mijë të infektuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...