Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën sot të përjashtojnë shtetasit e tyre nga vizat, një masë e pashembullt midis një vendi arab dhe shtetit hebraik, që u njoftua gjatë vizitës së një delegacion zyrtar të EBA-s në territorin izraelit.
Vizita e delegacionit, e udhëhequr nga ministri i Shtetit për Çeshtjet Financiare, Obaid Al-Tayer dhe ministri i Ekonomisë, Abdullah bin Touq Al-Mari, është e para e këtij lloji që nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, nga mesi i shtatorit.
“Ne po përjashtojmë shtetasit tanë nga vizat”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Sot po bëjmë historinë, që do të zgjasë për breza të tërë. Ne do ta kujtojmë këtë ditë si një ditë të lavdishme për paqen”, shtoi ai.
Përfaqësuesit e Izraelit dhe EBA-s nënshkruan katër marrëveshje: për heqjen e vizave, mbrojtjen e investimeve, aviacionin dhe bashkëpunimin shkencor.//ATSH