Emergjenca nga Covid-19/ Berlini i gatshëm të angazhojë ushtarë në ndihmë të këtyre vendeve

E Enjte, 22 October 2020 09:24


Gjermania i garanton mbështetje NATO-s për një plan emergjence. 160 specialistë të Bundeswehr-it mund të angazhohen jashtë vendit për shkak të pandemisë. Edhe vendet e Ballkanit do të furnizohen me aparatura aspirimi

Ushtarët gjermanë mund të dërgohen gjatë valës së dytë të pandemisë Corona në vendet partnere të prekura prej krizës. Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë “Allied Hand”. Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike.

I mundur është dërgimi i gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjerogjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, nëqoftëse sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë situatës.

Për këtë nevojitet një vendim i 30 shteteve të NATO-s në këshillin e Atlantikut të Veriut. Sipas të dhënave të qarqeve brenda aleancës përveç Gjermanisë edhe katër vende të tjera nga aleanca, ndër to Britania e Madhe dhe Franca, kanë premtuar vënine në dispozicion të trupave. Në selinë e aleancës shpresohet, që javët e ardhëshme të bashkëveprojnë edhe shtete të tjera.

Deutschland Corona-Krise | Sanitäter der Bundeswehr Symbolbild (picture-alliance/dpa/O. Dietze)Aparatura aspirimi për vendet e Ballkanit
Forcat e NATO-s mund të angazhohen edhe në transportimin e të sëmurëve apo për ndërtimin e qendrave ambulante të fushimit. Plani operacional “Allied Hand” është pjesë e përgatitjeve të NATO-s ndaj një eventualiteti të intensifikimit të pandemisë. Këto plane përfshijnë edhe krijimin e një fondi mirëbesimi dhe ndërtimin e magazinave për pajisje mjekësore. Përpara dy javësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, njoftoi, se në Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël në aleancë dhe me kapacitet të vogël financiar, do të dërgohen 60 aparatura aspirimi. Edhe në Shqipëri do të vihen gjtihashtu në dispozicion 60 aparatura aspirimi.

Bundeswehr-i i ka mbështetur partnerët në nivel bilateral edhe gjatë valës së parë të pandemisë. Trupa gjermane ka mbështetur klinikat e mbingarkuara në Britaninë e Madhe me aparatura ambulante aspirimi. Ndërsa në Gjermani ushtarët kanë mbështetur autoritetet për ndjekjen e zinxhirit të infeksionit. Gjithashtu ka pasur angazhime të ushtrisë në kontekstin e testeve ndaj Coronës për ata që ktheheshin në Gjermania nga jashtë vendit ose për transportimin e materialeve mjekësore.

DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...