Vaksina e Oksfordit funksionon në mënyrë perfekte dhe krijon një imunitet të fortë ndaj koronavirusit të ri.
Kështu thuhet në një studim të ri, raporton Daily Mail.
Lajmi ka zgjuar shpresat për një prej vaksinave që është ndër të parat në garën për vaksinat kundër Covid-19.
Ndryshe nga vaksinat e tyre, të cilat përdorin virusin e dobësuar ose një pjesë të tij, kjo vaksinë novatore e Oksforidt mëson trupin që të prodhojë pjesë të virusit vetë.
Kjo do të thotë se sistemi imunitar mësohet se di të njohë sëmundjen dhe ta luftojë pa u sëmurë.
Shkencëtarët e Universitetit të Bristolit thonë se rezultatet e testimeve janë fantastike dhe se teknologjia e re funksionon mirë.
Më herët ishte raportuar se një person ndërroi jetë gjatë testimeve për këtë vaksinë. Por mësohet se ai nuk kishte marrë vaksinën eksperimentale.
Testimet vazhdojnë