Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ BBC: Humbje apo fitore, Trump tashmë e ka ndryshuar botën

Saturday, 24 October 2020 16:37

 

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump më 3 nëntor do të përballet me një nga sfidat më të mëdha elektorale të tij që do i sjellë fitoren për mandatin e dytë ose humbjen që do e rrëzonte politikisht. BBC thotë se si në humbje apo në fitore, Trump në 4 vite President ka ndryshuar botën me veprimet dhe sjelljen e tij.

Ai prej 2017 ka qenë presidenti më i fuqishëm në botë që ka pasur në dorë politikën që mund të ndryshonte jetën e shumë njerëzve. Trump prej vitesh ka përdorur sloganin ”SHBA vendi më i mirë në botë”, por ndryshe dalin mendimet e opinionit, pasi në Europë janë të paktë qytetarët që kanë mendim pozitiv për SHBA, duke shënuar përqindjen më të ulët në 20 vitet e fundit. Në Britani 41% kanë mendim të mirë për Trump dhe SHBA, në Francë 31% kurse në Gjermani 26%.

 

Besueshmëria

 

Sa i përket besueshmërisë, Trump është lider botëror më i pabesueshëm, aq sa dhe Xi i Kinës apo Putin i Rusisë ia kalojnë, teksa Merkel kryeson.

 

Emigracioni

Sa i përket emigracionit, një çështje që Trump e ka pasur kryefjalë si në fushatën e 2016 dhe gjatë presidencës së tij, shifrat flasin se fenomeni vijon në rritje në SHBA, por jo si në periudhat e tjera. Presidenti amerikan premtoi një mur të madh me Meksikës, por kjo nuk i pengoi meksikanët të dëshpëruar të arrijnë ëndrrën amerikane.

Rritja e ‘Fake News’

 

Në retorikën e Trump ‘fake news’ ishte një nga fjalët e preferuara të tij kur atij i duhej të përballej me lajme kundër tij, mediat kundër tij apo gazetarët. 1.1 bilion rezultate dalin në ”Google” në rast se klikon ‘Fake News’ dhe ky term i përhapur nga Trump tashmë përdoret në gjithë vendet e tjera të botës dhe liderët.

‘Luftërat e pafunda’ dhe marrëveshja për Lindjen e Mesme

Trump në politikën e jashtme ka bërë shumë armiq, duke sulmuar shtete kryesisht diktatoriale teksa ka shënuar arritje në Lindjen e Mesme. Ai në 2019 tërhoqi trupa ushtarake amerikane nga Siria. Në 2018 njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi ambasadën amerikane aty teksa ndërmjetësoi marrëveshjet mes Izraelit dhe UAE e Bahrein për normalizim të marrëdhënieve mes tyre.

Arti i marrëveshjeve tregtare

Që në ditën e parë në detyrë Trump ai hodhi poshtë marrëveshjen Trans-Paqësor që e quajti të tmerrshme. Nga kjo përfitoi Kina. Trump gjithashtu rinegocioi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën për të cilat kishte pakënaqësi. Gjithashtu ai i hapi luftë Kinës në tregti duke e parë si kundërshtaren më të fuqishme.

 

Grindja me Kinën

Trump nuk e ka pëlqyer asnjëherë Kinën dhe në tregti e ka goditur disa herë, përfshi bllokimin e aplikacioneve të saj popullore TikTok dhe WeChat si dhe futjen në listën e zezë të gjigandit të telekomunikacionit kinez Huawei si kërcënim i sigurisë kombëtare. Pandemia është një histori aktuale pasi Trump ka akuzuar qartë Kinën duke e quajtur madje COVID-19 quan ”Virusi kinez”.

Prag- lufta me Iranin

Trump hodhi hapa konkretë kundër Iranit duke i vrarë gjeneralin e lartë Qassem Soleimani në Irak të cilin e cilësonte terrorist. Irani u kundërpërgjigj me raketa balistike afër dy bazave amerikane në Irak duke i dëmtuar 100 trupa amerikane. Po ashtu një avion ukrainas u rrëzua në Iran pasi u rrëzua nga autoritetet, teksa ende qëllimet mbetën të paqarta. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve pësuan krizë të thellë teksa SHBA sanksiononte Iranin, përfshirë marrëveshjen bërthamore të 2015 teksa akuzat vijojnë dhe gjatë pandemis

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...