Presidenti i Amerikës Donald Trump duket se betejën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk e ka vetëm me kandidatin demokrat Joe Biden, por e ka edhe me virusin Covid-19.
Në deklaratat e dhëna së fundi Trump shprehet se tema e koronavirusit është zgjatur shumë dhe se duke filluar që prej 4 nëntorit njerëzit nuk do të dëgjojnë më të flitet për të. Kujtojmë se të martën e 3 nëntorit zhvillohen zgjedhjet në SHBA dhe konotacioni i deklaratës së Trump lidhet me fitoren në zgjedhje dhe mposhtjen e virusit.
“Gjithçka që dëgjoj tani, ka të bëjë vetëm me koronavirusin. E kanë zgjatur kaq shumë këtë temë”, u shpreh Trump.
“Nuk mund të flitet për asgjë tjetër vetëm Covid, Covid, Covid kudo. Por nga 4 nëntori, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus. Covid, të lutem mos shko të votosh”, tha Trump.