Erdogan kundër Makron: Beteje civilizimesh apo përpjekje e të një dëshpëruari nacionalist?

Hënë, 26 October 2020 13:30

 

Ofendimet e presidentit turk ndaj atij francez qe e trajtoi si te sëmure mendor janë të renda ne dy aspekte. E para është se përdoret një fjalor i rralle ne praktikat diplomatikë ne ketë nivel kaq te larte shtetëror , për me tepër kur behet fjala për dy vende aleate ne gjirin NATO-s.

E dyta qe shokon Francën është se Erdogan e ofendon ne emër te myslimaneve ndërkohe qe francezet janë viktima te terrorizmit islamit. Biles dhe reagimi i menjëhershëm i Parisit ishte t’i thoshte Erdoganit qe ne vend qe t’u shprehte ngushëllimet francezeve pas aktit makaber te prerjes se kokës se profesorit francez nga terrorizmi islamist, presidenti turk preferon te ndërmarre një fushate plot urrejtje , shpifje dhe sharjesh kundra Francës dhe presidentit te saj. Ne shenje reprezalje , Franca ka tërhequr ambasadorin e saj nga Turqia për një afat te papërcaktuar, dhe ne shenje solidariteti përfaqësues te larte europiane kane dënuar ashpër fjalorin e presidentit turk. Me vone mund te kete dhe sanksione kundra Turqisë e cila ne ketë moment kërcënohet me sanksione te ashpra dhe nga SHBA-te per shkak te testimeve te fundit nga Turqia te sistemit rus te mbrojtjes anti ajrore S-400.

 

Por përtej « konfrontimit » Turqi- Perëndim , është një tjetër rrezik qe po ravijezohet dhe te cilit Erdogan i fryn qëllimisht. Ai i konfrontimit midis vlerave te civilizimit perëndimore, ne themel te te cilit qëndron liria e opinionit, dhe liderëve manipulues te botes arabo-myslymane qe për qëllimet e tyre ekspansioniste jashtë apo shtypëse ne planin e brendshëm luajnë me simbolet fetare për t’i kontrolluar me mire popujt e tyre.

 

Ndaj dhe reagimi i pare e personal i Emanuel Makron me Twitter ishte t’I thoshte Erdoganit, dhe opinionit publik ndërkombëtar , se asgjë nuk do ta beje Francën qe te zmbrapset nga rruga qe ka zgjedhur, ajo e lirisë se shprehjes por dhe e barazisë e vëllazërisë midis shtetaseve te saj, te kujt besimi fetar qofshin.

 

Erdogan si Kadafi i ri i botës myslimane?

E vërteta eshte se lideri turk sot , si Kadafi ne kohen e tij kerkon te marre stafeten e liderit te botes islame. Ketij qellimi i sherben dhe ofendimi trashanik ndaj Makronit, per te federuar keshtu myslymanet e trazuar nga karikaturat e profetit te tyre. Kete rol « protektor » te myslymaneve kerkon ta luaje tradicionalisht Arabia saudite, atdheu i Mekes, por Erdogan duke sfiduar njekohesisht dhe Shba-te, vendi me i fuqishem perendimor ndaj te cilit varen monarkite arabe per mbrojtjen e tyre , vetvetiu veteshpallet si i vetmi mbrojtes real e ideal i besimtareve myslymane kudo qofshin. Atentati makaber ndaj profesorit francez, ishte keshtu rasti ideal per Erdogan per te provokuar Francen dhe pertej Frances, qyteterimin perendimor , ne menyre qe ta nxirrte keshtu si ne drite te diellit hendekun qe egziston me qyteterimin islam mbrojtjen e te cilit kerkon ta misheroje ai vete Erdogan. Makron, sipas liderit turk,eshte i semure mendor sepse lejon lirine e karikatures kundra profetit duke ofenduar bashkarisht milionat e myslymanve ne bote. Me kete strrategji perverse Erdogan tenton te shtyje popujt e fese islamete ndermarrin akte dhune kundra Frances apo te bejne presion ndaj politikaneve te tyre kundra Frances, kundra perendimit. Dhe biles menjehere pas fjalimit te Erdoganit u pane thirrje per bojkot te produketeve France ne nje sere vendesh arabe, apo protesta para ambasadave franceze.

Fakti qe Erdogan e kishte pergatitur kete stratregji te perplasjes se vlerave fetare me ato perendimore te lirise se shprehej qe para vrasjes se profesorit francez , provohet dhe nga nderhyrjet e vazhdueshme te perfaqesuesve te larte turq kohet e fundit kundra nje projekt ligji qe po pergatit Franca per te kufizuar midis te tjerash influencen fetare te Turqise ne France. Aktualisht, pjesa me e madhe e imameve qe vijne nga jashte per te predikuar ne xhamite e Frances jane nga Turqia e cila financon shume per perhpajen e islamit me inflence turke ne France por dhe ne vende te tjera europiane ku ka komunitete turke. Kesaj lidhje te frikshme te nendheshme por dhe te hapur, mundohet t’i prese rrugen Makron dhe parlamenti francez duke e ndaluar ardhjen e imameve nga jashte dhe formimin e tyre jashte. Per t’u hakmarre, Erdogan vendos atehere te nderseje komunitetin myslyman boteror kundra frances , me shpifje sikur Franca eshte vend racist anti-myslyman . Ne fillim te tetorit , shume dite para atentantit kundra profesorit francez, dy bashkepunetore te afert te Erdogan, zedhenesi i tij Ibrahim Kalin, dhe zedhenesi i partise se tij Akp,Omer Celik, botonin nje seri Twetesh kundra Makronit . Ne to lexohet per shembull se « projekti i Makronit per te ndertuar ne France nje islam te “Lymjereve” eshte nje provokim i rende ndaj gjithe myslymaneve », apo se Makron skillet si perfaqeuses i ekstremit te djathte francez. Ironia e fatit eshte se kur Erdogan vendosi gjate veres ta transformonte kishen e famshme te Shen sofise ne Stamboll si ne kohen e sulltaneve ne xhami, i njejti Erdogan kercenonte tribunave perendimoret qe mos te nderhynin ne punet e brendshhme te Turqise.

 

Nje gjuhe konfliktuale me jashte qe sherben per te shtypur dhe « armiqte » e brendshem

Eshte e njohur teorema sipas se ciles liderit anti-demokrate bejne shpesh diversione me armiq imagjinare jasghte per t’i shtypur me mire kundershtaret vendas.

Qe prej rizgjedhjes se tij si president me 2018 qe ne raundin e pare me shumice absolute, Erdogan nuk po pushon se renuri ne sondazhe sa me shume qe ekonomia turke po renohet.

Vetem nje e treta e turqve e mbeshtet tani presidentin turk sipas anketave te opinionit me nje renie te theksuar te simpatise tek te rinjte dhe grate. Ne dhjete vjet, te ardhurat per fryme ne Turqi kane rene me 25% dhe monedha vendase nuk ka pushuar se shvleresuari. Ne pamundesi per te mbajtur premtimet per mireqeine ekonomike dhe sociale, Erdogan perpiqet tani t’u dhuroje turqve nje enderr madheshtie dhe influence ne bote, me syte e ngulitura me 2023 , kur do te mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale turke qe do te jete dhe 100 vjetori i themelimit te republikes turke. Por zhgenjimi ne opinkion eshte kaq i madh sa kerkesa per zgjedhje te parakohshme qarkullon tani ne Turqi dhe ajo misherohet nga partia kryesore e opozites , Partia republikane e popullit (CHP) dhe nga partia qe doli ne vend te dyte ne opozite ne zgjedhjet bashkiake te vitit te kaluar, partia pro kurde, partia demoktratike e popujve (HDP).

Pikerisht keto dy formacione politike madhore te opozites ne Turqi, po pesojne tani inatin e « Sulltanit » qe po perpiqet t’i shkaterroje per te dominuar i vetem, si perfaqesues unikal i interesave te larta te kombit turk. Ne kete prizem, perballja e Erdoganit me Francen per karikaturat , apo me Shba-te per dosje te mbrojtjes, apo me Merkelin dhe europianet para disa kohesh per refugjatet siriane, ketij qellimi i sherben, ashtu si dhe angazhimet ushtarake te Erdoganit ne frontin e jashtem si ne Siri, ne Libi , ne detin Egje apo dhe nderhyrja trashanike ne zgjedhjet e fundit presidenciale ne Qipron turke , te gjitha keto diversione i sherbejne atij si mesazhe frikesimi dhe ne frontin e brendshem per t’u treguar Turqve dhe opozites se eshte me i forti, se nuk pyet njeri nga liderit boterore e jo me per disa poltikane vendas te opozites.

Konkretisht , ne fillim te veres, kur nje perfaqesues i larte i partise kryesore te opozites CHP, kerkoi ne nje emision politik qe te kete zgjedhje te parakohshme ne Turqi per shkak te renies se vazhdueshme ekonomike, rrezikut te falimentimit te tri bankave kryesore turke, dhe autoritarizmit ne rritje sidomos fale epidemise se covidit , Erdogan e cilesoi menjehere kete parti si fashiste qe ka si synim te organisozje grusht shteti meqenese kerkon zgjedhje te poarkohshme ! Biles televizioni ku partia kryesore opozitare e beri kete deklarate per nevojen e zgjedhjeve te parakohsme u denua me gjobe te rende nga pushteti turk i Erdoganit. Ndersa partise tjeter te opozites, asaj pro kurde HDP, Erdogan po ja punon dhe me ashper . Ditet e fundit, mbi 80 kuadro te larte te kesaj partie jane arrestuar me motivin se me 2014 kishin manifestuar ne mbeshtetje te kurdeve ne Siri qe i rezistonin Isis-it ne Kobane. Me keto arrestime te bujshme, Erdogan shpreson te shkoje deri tek ndalimi me ligj te kesaj partie madhore te opozites qe ka fituar nje sere komunash ne zgjedhjet bashkiake te vitit te kaluar.

Si konkluzion, Erdogan ka arritur ne nje pike ku kerkon te krijoje vetem mjegull dhe tymnaje me represion brenda si ne kohen e vales anti guleniste dhe me propagande anti franceze jashte gjoja ne mbrojtje te tjurqve dhe myslymaneve , e gjitha kjo per te maskuar erozionin e imazhit te tij tek turqit te cilet jane gjithnje e me te shumte qe e konsiderojne Erdoganin si kercenim per demokracine , per paqen sociale dhe per rimekembjen ekonomike te Turqise. Erdogan nuk kishte nevoje tani dhe per epitetin e nxitesit te urrejtjes ne planin nderkombetar midis besimtareve myslymane dhe Frances si perfaqesuesve e vlerave te « Iluminizmit » perendimor. Nje gje eshte e sigurt, ne Perendim askush nuk e ka me pishman tani varrosjen e perspektives se integrimit te Turqise ne BE , nje guxim qe e pati ta kerkoje para me shume se dhjete vitesh nje francez, ish-presidenti Nikola Sarkozi… Europa eshte nje sistem vlerash para se te jete nje bashkesi ekonomike. Qofte e afte Shqiperia , qe e ka tashme reputacionin si proturke, te evitoje kurthin e predikatoreve islamiste radikale qe ofensiva anti-franceze e Erdoganit vetem sa i perforcon !/panorama

Modifikuar më Hënë, 26 October 2020 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...