Twitter vijon të censurojë deklarata të Presidentit Amerikan, Donald Trump. “Duhet të kemi rezultatin final brenda natës së 3 nëntorit”, ishte statusi i kreut të Shtëpisë së Bardhë që u fshi nga rrjeti social pasi e konsideroi atë të diskutueshëm.
Ekspertët shpjegojnë se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në SHBA nuk janë llogaritur kurrë brenda ditës së votimit.
Trump hodhi sërish dyshime mbi votën me postë, një metodë që është përdorur në këto zgjedhje si asnjëherë më parë. Rreth 33 milionë amerikanë kanë ushtruar të drejtën e votës, përfshirë presidentin, pikërisht duke e dërguar atë me postë.