Një nga tre viktimat e sulmit terrorist në një kishë katolike në Nisë të Francës ishte një nënë braziliane.
Sipas Daily Mail, fjalët e fundit të saj ishin: “Thuajuni fëmijëve të mi se i dua shumë”.
Simone Barreto Silva, 44 vjeç, jetonte në Francë prej 30 vitesh dhe kishte tre fëmijë. Ajo u qëllua me thikë nga emigranti tunizian, Brahim Aoussaoui.
Simone doli nga kisha e plagosur dhe arriti të ecë deri në një lokal aty pranë. Aty ndërroi jetë nga plagët. Përpara se të vdiste, fjalët e saj për ekipin e emergjencës ishin: Tregojuni fëmijëve të mi se i dua shumë.
Presidenti Emmanuel Macron tha se ky ishte një sulm terrorist islamik.
Sulmi vjen në kohën kur tensionet mes Francës dhe botës islamike janë në kulm. Gjithçka nisi pasi një mësuesi francez iu pre koka pse kishte treguar para nxënësve karikaturat e profetit Muhamed.