Pak minuta pasi Turqia u goditet nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në ishullin Samos të Greqisë dhe detin Egje, ka lënë pas dëme të mëdha në njerëz dhe ndërtesa.
Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.
Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.
Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5.
Për shqiptarët e prekur në Turqi apo Greqi, nga lëkundjet e forta të tërmetit. Redaksia e News24 vë në dispozicion numrin: 00355 68 20 74 396