Britania e Madhe ka rikthyer karantinën, të paktën deri më 2 dhjetor, me lajmin që është bërë i ditur nga kryeministri Boris Johnson.
Masat e reja kufizuese do të fillojnë nga dita e enjte, ndërsa të hapura do të mbeten shkollat, ndryshe nga masat që u morën në fillim të pandemisë.
Ndërkohë qeveria britanike po diskuton edhe për mbylljen e kufijve, në mënyrë që të parandalohet futja e personave të infektuar nga vendet e tjera.
Ky vendim erdhi pasi sot Britania e Madhe regjistroi 21,915 raste të reja duke e çuar në total numrin e të prekurve në 1,011,660.