×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ulërima dhe zhurmë…më pas ndodh tmerri. Gruaja gjendet përtokë e mbuluar nga gjaku

E Enjte, 19 Prill 2018 14:30

Një Krim brenda  familjes shqiptare ka ndodhur  sot në Genova të Italisë.

Raportohet se një zënkë mes çiftit të bashkëshortëve, të cilët jetonin në një apartament në rrugën Donghi, në San Fruttuoso, çoi në plagosjen me thikë të gruas 40-vjeçare.

Autor është bashkëshorti i saj 50-vjeçar, i identifikuar nga mediat fqinje si Arben Kosova.

Mbi ngjarjen e rëndë alarmi u dha nga fqinjët, të cilët pak para orës 08:00 të mëngjesit dëgjuan ulërima dhe zhurmë që vinte nga përplasja mes tyre në apartament.

E kur karabinierët mbërritën në shtëpinë e çiftit Kosova, ata e gjetën gruan të mbuluar nga gjaku dhe të shtrirë përtokë, ndërsa bashkëshorti i qëndronte në krah.

Ai e pranoi menjëherë autorësinë e ngjarjes. “Nuk e di çfarë më gjeti, humba trurin”, mësohet t’u ketë thënë karabinierëve 50-vjeçari me profesion murator.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, u dërgua me urgjencë në spital. Ajo ka marrë plagë në kraharor dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë, megjithatë ajo nuk është në rrezik për jetën.

Autoritetet policore arrestuan bashkëshortin, i cili duhet të përballet me akuzën e tentativës së vrasjes.

Login to post comments